• |
ide | kryesore

Bulqizë/ Po peshkonte në lumin Drin, elektriciteti i merr jetën 56-vjeçarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Një 56-vjeçar i cili po peshkonte në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 ku shtetasi me iniciale R.M. u dërgua në spitalin e Bulqizës por pa mundur të mbijetojë.

Sipas Neës24, 56-vjeçari dyshohet se po peshkonte me gjenerator.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

  1. Ka gjet ate qe ka kerkuar! Kur do mesojne keta njerez te respektojne natyren? Me rryme elektrike do ngodhte mijra peshq te vegjel per te mare dy kile qe i nevojiteshin! Ne boten e qyteteruar quhet krim dhe denohet me burg dhe me gjobe! Zoti te me fale por nuk me vjen keq per te per te gjithe ata qe shkaterrojne natyren per interesa, sikur te ishte e tyre!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *