• |
ide | kryesore

Fansat e shqetësuar për shëndetin mendor të Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears nuk po ndalet me postimet topless në rrjetin e saj social “Instagram” dhe për këtë arsye fansat e saj kanë nisur që të shqetësohen. Në këtë mënyrë, këngëtarja ka nxitur dyshimet në lidhje me shëndetit e saj mendor dhe gjendjen shpirtërore. Deri tani fansat i quajtën pozat e saj si një formë të shprehjes së lirisë, por veprimi i përsëritur i ka vënë të gjithë në dyshime. Të tilla postime kanë qenë të shumta ditët e fundit dhe mjafton të hidhni një sy në Instagram-in e këngëtares për ta dëshmuar këtë.

Sidomos në këtë periudhë kur ajo ka vendosur që ta heqë zyrtarisht babain nga detyra si kujdestar i saj. Më herët, avokati i saj, Mathew Rosnegart, paraqiti një kërkesë në gjykatë për të hequr babain e saj si kujdestar dhe për ta zëvendësuar me Jason Rubin, një llogaritar i autorizuar në Certified Strategies Inc, për të menaxhuar pasurinë e saj, e cila vlen 58 milion dollarë.

“Znj. Spears parashtron me respekt se Gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferncë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana. Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e Gjykatës në 14 korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”, thuhet në kerkësen e dërguar në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *