• |
ide | kryesore

(FOTO) Zbulohet vrasësi i 27-vjeçares shqiptare në SHBA, e qëlloi në sy të fëmijëve të mitur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë pas vrasjes së 27-vjeçares shqiptare Joana Pecaj në SHBA në sy të fëmijëve, autoritetet amerikane kanë identifikuar të dashurin e saj të dyshuar për vrasjen.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Benjamin Robert Williams ose i njohur me pseudonimin “Bambi”. Sipas mediave amerikane, Williams dhe shqiptarja me origjinë nga Gjirokastra kanë qenë të lidhur dhe kanë sjellë në jetë një fëmijë.

Policia e St. Petersburg njofton se ai është një person i rrezikshëm dhe i armatosur dhe gjithashtu dyshohet për disa vrasje të tjera.

benjamin-williams

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Florida. Autori e ka qëlluar 27-vjeçaren disa herë me armë në kokë teksa ajo mbante në krah foshnjën. Fëmija tjetër i Joana Pecaj ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së parkuar pranë vendngjarjes.

Trupi i pajetë i gruas, u gjet në një automjet pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme.  Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup. Krimi duket se është kryer në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk janë dëmtuar.

 “Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur pas krimit të rëndë oficerja e policisë. Mësohet se babai i të ndjerës është ekzekutuar në vitin 1996 në Shqipëri, ndërsa dyshohej se ka qenë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

E reja kishte emigruar drejt SHBA-ve që e shihte si “tokën e premtuar” për të nisur një jetë të re, pa ditur se jeta i kishte paracaktuar një fat tragjik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *