• |
ide | kryesore

Heshtja e Bashës/ Berisha nxjerr nga arkivat premtimin që iu ka bërë demokratëve (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me Lulzim Bashën që nuk ka thënë asnjë fjalë pas kërkesës së amerikanëve për ta larguar Sali Berishën nga PD, ky i fundit ka nxjerrë edhe një herë nga arkivat një premtim që iu ka bërë demokratëve në një nga fjalimet e tij.

“Sikur një mijë të mbetni, do të mbetem njëri prej jush. Sikur një qind të mbetni, do jem njëri prej jush. Sikur vetëm 1 të mbetni do jem njëri prej jush! Roftë PD! Zoti i bekoftë demokratët!” thotë Berisha në këtë pjesë të fjalimit që ka rikthyer duke ngritur në këmbë sallën me anëtarë të PD-së.

Por ku moment i rikthyer nga Berisha e gjen selinë e PD-së në heshtje për kërkesën që i bëri Juri Kim për ta lëshuar Berishën dhe për të mos ngrënë më bar. Pas deklaratës së saj nuk pati asnjë reagim zyrtar nga zyra e shtypit të PD-së dhe asnjë reagim nga Lulzim Basha apo nga strukturat e tjera të selisë blu.



9 Comments

  1. Presioni qe Rama u ka bere demokrateve nepermes gojes se ambasadoreve se do hane bar nese

    nuk nenshtrohen nuk eshte i ri dhe as i panjohur. Populli demokrat nen regjimin e Rames gjate ketyre

    8 viteve eshte ndjere si ne nje regjim pushtimi, ku jo vetem nuk ka asnje te drejte te punesohet ne

    administrate qe eshte prone e socialisteve, jo vetem u shkelen te drejtat e lirite themelore, jo vetem

    jane varferuar nga papunesia nga mosmarrja e sherbimeve qe u takojne me ligj duke i detyruar te

    largohen ne mase, por edhe jane krijuar dosjet per cdo demokrat ne zyrat e partise socialiste si dikur

    ne zyrat e gestapos sikur te ishim kriminele. Kriminele veetem se nuk e votojme PS, se nuk e duam

    korrupsionin , se nuk i duam vrasesit, perdhunuasit e trafikantet te jene ne parlament, vetem se

    nuk duam qe drejtesine e re ta bejne xhelatet e komunizmit-ish hetues, ish prokuror e ish gjykates.

    Rama nepermjet gojes se ambasadores thote qe do hame bar. Si do na beje te hame bar. Do na lere

    te papune ? Po ne te papune jemi. Nuki do kemi perkrahje nga shteti ? Po ne as nuk e kerkojme nje

    gje te tille se e dime se shteti eshte PS dhe PS eshte shteti , i cili nukl i perket popullit por nje

    grushti rilindasish te babezitur.

  2. Kur kapiteni i anijes të çon drejt shkëmbinjve dhe shkaterrimit çfarë duhet të bëjnë marinarët?!
    Sala është agjent i ish- UDB-SË.
    Be-ja ka urdhëruar Serbinë për dhënien e identiteteve të agjentëve te saj qe ka ne Be dhe vendet kandidate (Shqipëri, Maqedoni e Mal i zi) nga vitet 1970-2000 ne saj te acquis comunitaire. Serbia është i vetmi vend që se ka dhënë listën. Pyesni pak vetën pse?!
    Agjenti Penicilina i dosjes Bisturia….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *