• |
ide | kryesore

Juri Kimit i sjellin një zëvëndës të ri, Demian Smith ka punuar edhe në Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Demian Smith është emëruar zeëvëndës i Yuri Kim në ambasadën amerikane. Lajmi është publikuar në faqen e ambasadës në rrjetet sociale, bashkë me foton dhe një cv të shkurtër të Demian Smith. Bie në sy që në karrierën e tij diplomatike i është dashur të mësojë edhe shqip, edhe serbisht. Smith vjen në Shqipëri pasi ka shërbyer në ambasadën amerikane në Zelandën e re.

Më poshtë cv e plotë:

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin ëilliam & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë.



11 Comments

  1. Qysh prej fillimit ai ishte gjëja më e keqe që ka pjellë kombi ynë. As human as huge; as komunist as demokrat; as malësor as gangster; as i ditur as injorant; as islamik as perëndimor; as breshkë as ari… Një dyshe e neveritshme e ngjizur që prej fillimit: Berishë- Metë. Por koha i bloi siç bluan mulliri.Ky eshte ai qe do e Qi salihun para mbrapa bashke me shpellkaret e byrektores se elona mecos

    1. Ti e ke ne terezi mer te keqe , me rroge te besh copy-paste e te na cash Paulinin mjes drek darke. Fshiji buzet se po te rrjedh sperma e sufllaqes o shkrepse kineze.

  2. I uroj mirseardhjen dhe pune te mbare z. Smith por me teper uroj te kete syze me kolor dhe jo bardh e zi si te Kimetes.

  3. Shyqyr nje amerikan i vertete, besoj se e ka cuar Biden me porosi te shkaterroje Berishen e Meten por do ishim shume te kenaqur qe te degjeneroje dhe bablokun qe ka 7 miliard euro pasuri. Sa miliard euro nga kjo pasuri eshte e taksapaguesve amerikane e dashur Kim? Kur hedh nje gur ne lume, rathet perhapen ne trajte rrethore pra plaku Sali dhe bajlozi Ilir nuk mund te goditen vecmas nje kucedres gjakpirese me 7 koka si Edi Rama. Nice to know you Mr. Smith, you are welcome 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *