• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ish deputeti i Partisë Demokratike Ahmet Osman Osja. Pinjolli i një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.

Osja u angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. U bë zëri i fuqishëm të gjithëve atyre që i besuan votën duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve. Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta.

Për punën e tij është vlerësuar me një sërë çmimesh si;

Mjeshtër i sportit në vite të Alpinizmit.  
Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës. 
Urdhëri Naim Frashëri i kl. II . 

Aktiviteti i tij shkencor u drejtua në fushën e biologjisë kryesisht në studimin e bimëve makrofite në ujërat e Liqenit të Shkodrës,  Bimët e rralla, relikte, endemike në Alpet Shqipëtare, Alpet Ilirike dhe të maleve  tjera Shqipëtare. Bimët  mjaltoredhe  mjeksore e aromatike të veriut. Shfaqi interes të veçantë për nyjen Hidrike të Veriut. Studioi ekosistemin ujor, Bunë- Dri – Kir dhe Liqenin e Shkodrës). I veçantë do të vlerësohet studimi i shndërimit të Lumit të Bunës në lum të lundrueshëm.
Është botues i disa librave me karakter shkencor dhe hulumtues si;
Botime librash
Në të fshehtat e Florës Shqipëtare
-Të  reja në Florën e Alpeve Ilirike.
-100 lule, 100 bimë në Alpet Ilirike.
-Themelet e një Medreseje, bashkëautorë me Eljaz Krajen
“Bimët mjaltore të Postribës”

Ahmet Osja është themeluesi dhe drejtuesi i parë medresesë  “Haxhi Sheh Shamija”, ku vuri theksin për drejtimin në profilin shkencor të kësaj shkolle.  Shkodra humbi sot jo vetëm një njeri të dijes por edhe një ndër qytetarët më  të denjë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *