• |
ide | kryesore

Neglizhoi trajtimin e foshnjës, vihet nën hetim një mjeke në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Pogradecit ka nisur një procedim penal për një 51-vjeçare me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit. Sipas policisë, dyshohet se 51-vjeçarja ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes një të foshnje e cila më pas u transportua në Tiranë, ka ndërruar jetë. Mësohet se foshnja ka lindur 24-javëshe, dhe në kartelë është shkruar si abort. Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë. Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija s’ka mundur të jetojë. Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit). Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.” – njofton policia. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *