• |
ide | kryesore

Përplasja Kim-Berisha/ Çfarë përmban projekti i Soros që provokoi konfliktin për reformën në drejtësi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shumëkush mendoi se Sali Berisha do të bënte hapa pas, kur SHBA e shpalli non grata. Por denoncimet e “qytetarit dixhital” vazhduan me të njëjtat ritme, madje ndalen as kur prekin ambasadën amerikane. I tillë ishte ai për një projekt të financuar nga ambasada për zgjidhjen e ngërçit që krijoi reforma në drejtësi në Gjykatën e Lartë, ku ishte i përfshirë një institut i financuar edhe nga Soros.

Në statusin e datës 28 Korrik, Berisha e quajti të dyshimtë marrëveshjen e ambasadës amerikane me East-West Institute, pjesë e të cilit është Delina Fico ish bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortja aktuale e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Nuk kaluan as 48 orë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim u shfaq në selinë e Partisë Demokratike. Ajo i vendosi ultimatum Lulzim Bashës duke kërkuar publikisht largimin e Berishës nga PD. Shprehja se “një parti nuk duhet të hajë bar” për hir të një njeriu, ishte jashtë shinave të diplomacisë. Në përgjigjen e tij, Berisha la të kuptohej se reagimi nervoz i ambasadores mund të ishte motivuar nga denoncimi që ai i bëri projektit të përbashkët mes ambasadës dhe institutit East-West.

“Nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim” shkruajti Berisha.

Nisma që synon të ndihmojë Gjykatën e Lartë është publike

Emri i Delina Ficos është pjesë e stafit të zyrës qëndrore të Institutit, si Drejtore e Programeve të Shoqërisë Civile, pra lidhja që bën ish kryeministri Sali Berisha nuk ka asgjë të paqenë. (Kliko ketu)

Në anën tjetër ambasada amerikane e ka promovuar marrëveshjen e Institutit East-West Managment me Gjykatën e Lartë në rrjetet sociale. Në datën 13 Korrik Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi këtë projekt. Ai synon të nxisë gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë, që janë disa dhjetëra mijëra të mbetura stok.

Por si do të përshpejtohet gjykimi i dosjeve të prapambetura?

Juristët e përzgjedhur nga Instituti East-West do të ofrojnë ndihmën e tyre për çështjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë. Bëhet fjalë për më shumë se 35 mijë dosje të mbetura pezull, një ngarkesë e papërballueshme për 10 gjykatësit aktualë. Një burim pranë Gjykatës së Lartë tha për Lapsi.al se projekti parashikon që dhjetëra mijëra dosje gjyqësore të prapambetura, të studiohen, të analizohen dhe për to të arrihet një përfundim paraprak i hartuar në një material të përmbledhur nga juristët e Institutit East-West.

Më pas, materiali i përmbledhur me sugjerime do t’u dorëzohet gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Do të jenë gjykatësit do të marrin vendimin përfundimtar, bazuar në materialin e përmbledhur që do t’i përgatisin juristët që asistojnë si pjesë e Institutit East-West. Reduktohet në këtë mënyrë koha e nevojshme që një gjykatës të marrë vendim për një çështje.

Pikëpyetjet mbi projektin që “ndihmon” Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti pikëpyetje të forta për projektin në fjalë, pasi sipas tij Delina Fico u përzgjodh sepse Naureda Llagami e Këshillit të Lartë Gjyqësor e kishte më të lehtë të ndante paratë me të. Po ashtu, Berisha iu drejtua edhe ambasadores amerikane në status, kur shkruante se “nuk besoj se parate e takspaguesve amerikan duhet te shpenzohen per projekte te grave te ministrave te nje qeverie nder me te korruptuarat e planetit”.

Në fakt, projekti krijon ngritjen e një strukturë paralele në Gjykatën e Lartë që ngre pikëpyetje të forta mbi vendimmarrjen e proceseve gjyqësore që kanë mbetur pezull. Duke mos qenë vetë gjykatës, juristët e Institutit East-West janë më të ekspozuar ndaj palëve të interesuara, të cilët presin prej vitesh për një vendim nga Gjykata e Lartë. Në anën tjetër, vetë ekzistenca e kësaj strukturë paralele brenda në Gjykatën e Lartë, është një arnim që i bëhet sistemit të ngritur nga Reforma në Drejtësi.

Në këtë kuptim, nisma e projektit në vetvete reflekton dështimin e reformës, të paktën përkundrejt bllokimit disavjeçar të Gjykatës së Lartë, një institucion që u paralizua për disa vjet.

Pikërisht kur goditi këtë pikë të dobët të sistemit, që “arnohet” përmes institutit të financuar nga Soros, Berisha ngacmoi fushatën propagandistike të ambasadorëve, që nuk lejojnë të vihet në diskutim suksesi i reformës në drejtësi. Dhe për këtë mori si përgjigje, para kohës së planifikuar, sulmin e beftë të ambasadores amerikane nga selia e PD-së.©Lapsi.al



17 Comments

  1. E verteta eshte e hidhur por duhet thene kujtdoji perballe. Berisha ka meketet e tija por kjo nyk e ndalon te thote
    ca te verteta te hidhura qe keta plehrat mavi na i shesin per karamele Ne kete rast Berisha tha vetem nje te vertete.

  2. O Kimete Turiverdha do hash bajga shumë shpejt moj qelbësirë Sorroiste ! Na shet dëngla për drejtësi dhe merr dollarë të thatë nga EDroga

  3. Dmth dosjet e prapambetura do të shqyrtohen nga juristët e shoqatës së delinës
    Hahahah
    Dmth një jurist mbase jo baraz por shumë afër të qenit gjyqtar i lartë
    Hahahah
    Por pa asnjë vetting ama!!!!!

    Pra gjithë këto çështje disa kot por shumica tepër të rëndësishme do të filtrohen do të jepen paravendime nga juristët e nje shoqate apo nje fondacioni pa asnje kontroll publik asnjë kontroll transparent ligjor e me shume interesa te ndryshme… shumë të ndryshme nga një person publik i betuar dhe me përgjegjësi konkrete

    Dmth juristi i paguar me rrogë por i hapur ndaj çdo interesi tjetër për sa kohë sjep llogari askund përveçse tek delina do vendosë praktikisht për dosjet

    Ja pra reforma ka sukses

    Dëgjuam krisma!
    Kush foli?
    Ja pra krisma ska patur

    Karagjozllik, biles ambasadorësh tepër të rëndësishëm

    A medet

  4. Dmth dosjet e prapambetura do të shqyrtohen nga juristët e shoqatës së delinës
    Hahahah
    Dmth një jurist mbase jo baraz por shumë afër të qenit gjyqtar i lartë
    Hahahah
    Por pa asnjë vetting ama!!!!!

    Pra gjithë këto çështje disa kot por shumica tepër të rëndësishme do të filtrohen do të jepen paravendime nga juristët e nje shoqate apo nje fondacioni pa asnje kontroll publik asnjë kontroll transparent ligjor e me shume interesa te ndryshme… shumë të ndryshme nga një person publik i betuar dhe me përgjegjësi konkrete

    Dmth juristi i paguar me rrogë por i hapur ndaj çdo interesi tjetër për sa kohë sjep llogari askund përveçse tek delina do vendosë praktikisht për dosjet

    Ja pra reforma ka sukses

    Dëgjuam krisma!
    Kush foli?
    Ja pra krisma ska patur

    Karagjozllik, biles ambasadorësh tepër të rëndësishëm

    A medet

  5. Perdite e me e qarte behet arsyeja pse duhet ti mbyllet goja zerit me te fuqishem publik ne Shqiperi.

    Me te vertete Berisha eshte kthyer ne nje shqetesim per korrupsionistet e cdo lloji dhe mbrojtesit e tyre,

    jo se gje ne dore ti ndaloje por te pakten e thote me ze te larte dhe gjithkush qe don te degjoje e

    degjon. Se sa per “djalin e mire” Basha nuk ka rrezik se prish qejf me njeri, ka gjet parajsen ne krye

    te PD-se e as te q…. as te leshon.

  6. Te shqyrtoje e te paravendose per dosjet gjyqesore nje trupe anonime jashte sistemit gjyqesor,

    kjo eshte jo vetem te krijosh shtet paralel, por me keq akoma ta kthesh shtetin ne parashtet, Kjo

    nuk ka ndodhur qe nga koha e Babilonise se lashte 4 mije vjet me pare.

  7. ShBA eshte miku me i madh I kombit Shqiptar.Aq sa I rruhej palla Britanise dhe Europes nga haxhi qamili aq I rruhet trapi ShBA nga keto lloj kakarisjesh katundaro ballkanike .Respekt per avokat Ngjelen dhe arsyetimin e tij qe po vertetohet cdo dite ne realitet.

    1. Faktikisht ne trojet shqiptare me i respektuar eshte avokat palla se doktor berisha, biles edhe ne amerike e presin me daulle….

  8. Kjo Delina vetem kur ka protesta te LGBTSSHYZZH del neper ekrane! Po te jete dicka tjeter, dicka qe shqeteson vertete, as qe e rruan hic! Po hic fare!

  9. Dhjetera mijera ceshtje para Gjykates se Larte do vendosen nga Delina Fico? Do u beka miliardere!

    U kripsha trute atyre qe hoqen gjykatesit e vjeter, pa pergatitur zevendesuesit!

  10. ZOTI BUSHATI,JU SI E THERRESNI ,YMER GELBAZA KELLIREN ,YMER ,BYTHLEPIRES,m,SURRAT SHEMTUARI ,YMER MJERUARI thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ESHTE I SHQETSUAR SE ANDI BUSHATI DHE GENC SEJKO TALLIN KARIN ME KIMETEN HAHA HA

  11. Me transparente se Dalina qe ka dale lakuriq me liderin global nuk mund te kete.nga ato foto ra ne sevda edhe ky kokmodhi

  12. Delina eshte e pavarur, pavaresisht fotove nudo me pallen e gjate.
    Per te vertetuar se edhe ambasadorja eshte e pa aneshme, mbase duhet te beje ndonje foto ne plazhet nudiste me kryepallen.
    Ose se paku me Bracen apo Taulantin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *