• |
ide | kryesore

Rritja e rasteve të variantit Delta në Europë, Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet në BE

-Instant, Lajme, Planet



Përhapja e variantit Delta ditët e fundit ka sjellë dhe rritje të çmimit të vaksinave nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Ministri Francez për Çështjet Evropiane, Stephane Bon, kompanitë farmaceutike do të rrisin çmimin e vaksinave kundër Covid që do të dorëzojnë në Bashkimin Evropian sepse do t’i kenë përshtatur me variantet e reja të koronavirusit.

Ndërkohë një dozë e vaksinës Pfizer do të shkojë nga 15.5 euro dhe 19.5 euro dhe një dozë e vaksinës Moderna nga 19 euro në 21.5 euro, raportoi Financial Times dje, duke cituar përmbajtjen e kontratave me BE.

“Ne duhet të merremi me të gjitha problemet në një mënyrë racionale, padyshim që të mos teprohet, por të kemi kontrata më kërkuese, me vaksina të përshtatura për variantet e reja të Covid. Ndoshta po, do të jetë pak më e shtrenjtë jo vetëm për Bashkimin Evropian, por për të gjithë blerësit,” tha Cleman Bonn.

Rritja e çmimeve përkon me shqetësimet në lidhje me përhapjen e variantit Delta, ndërsa kërkimet kanë treguar se vaksinat e Moderna dhe Pfizer/BioNTech mbeten efektive kundër këtij varianti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *