• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte Mesdheun, shpëtohet anija me 700 emigrantë

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 700 persona janë shpëtuar teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun me anije gjatë fundjavës, ka njoftuar grupi për ndihmë, SOS Mediterranee. Grupi për ndihma ka thënë më 1 gusht se shumica e personave janë shpëtuar në brigjet e Libisë dhe Maltës.

SOS Mediterranee ka thënë se anija ka kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtarë prej 31 korrikut. Emigrantët vazhdimisht nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes qendrës së Mesdheut.

Kalimi është i rrezikshëm dhe anijet e tejngarkuara shpesh përballen me vështirësi. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 930 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe këtë vit. Libia është një prej pikave më të shpeshta të nisjes, ndërsa pjesa më e madhe e emigrantëve tentojnë të arrijnë në brigjet italiane, rreth 300 kilometra larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *