• |
ide | kryesore

Trafikonte vepra arti dhe drogë, vihet në pranga 45-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për trafikim të veprave të artit dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë bëhet fjalë për 45-vjeçarin Çim Proshka, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Gjatë arrestimit të tij, Policia ka sekuestruar 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike, që i përket kohës bizantine. Dyshohet se Proshka e ka vjedhur atë në një kishë dhe do ta shiste kundrejt vlerave monetare. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *