• |
ide | kryesore

Vendi i pushtuar nga flakët, Rama ndez zjarrfikset e propagandes

-Instant, Kryesore



Vendi është në pushtetin e flakëve por kryeministri Rama do ti fshehë ato me kova propagande. Sot zyra e shtypit të shefit të qeverisë ka shpërndarë në media dy postime të Ramës dhe ministrit të Mbrojtjes Peleshi, që thuajse njëkohësisht jepnin përshtypjen se qeveria është në punë dhe po përballet me sukses me zjarret.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve” shkruajti Rama në Facebook.
Duke postuar po të njëjtën video Ministri i mbrojtjes shtoi se mbi 300 mijë litra ujë ishin hedhur në vatrat e zjarrit në zonën e Karaburunit krahas videos identike.
Por pavarësisht ndërhyrjes së ushtrisë duket se emergjencat civile ashtu si në kohën e tërmetit kur nuk kishin lopata për të gërmuar dhe qenë për të nuhatur trupat nën rrënoja edhe këtë herë nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës. Dhe kjo e ka një arsye. Në një kronikë në lajmet e sotme Top Channel ka zbuluar se qeveria jo vetëm që nuk i ka shtuar fondet për to, por ka vijuar me reduktimin e tyre.
“Me gjithë problematikat, qeveria jo vetëm që nuk ka rritur fondet për këtë zë buxhetor, por madje në aktin e fundit normativ të buxhetit ka shkurtuar fondet për Emergjencat Civile në 996 milionë lekë, nga 1.11 miliardë lekë që ishin planifikuar në buxhetin fillestar” thuhej në kronikën e lajmeve. Në fakt mangësitë e Emergjencës civile janë vënë re edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Emergjencat Civile, thuhet në raport, vuajnë nga koordinimi i dobët, mungesa e logjistikës, mangësitë në burimet njerëzore, e mbi të gjitha mungesa e fondeve e kapaciteteve për të ndërhyrë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shkuar edhe në këtë situatë krize në këtë institucion, por grupi i auditit nuk është lënë të inspektojë. Justifikimi ka qenë: kemi drejtorin me pushime. Pra në këtë situatë shefi i emergjencave ka marrë lejen dhe nuk lejon as kontrollin e efikasitetit të punës së tij. “I bëj thirrje publikisht drejtorit të emergjencave civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” tha për TCH kreu i këtij institucioni Arben Shehu.
Pikërisht për të shmangur këtë pafatësi në përballimin e emergjencës Rama dhe Peleshi ia janë përveshur propagandës. Po të shihen me kujdes postimet e tyre Rama ndonëse bën thirrje për inkurajim e relativizon problemin duke thënë se situata të tilla kë në të gjithë mesdheun ndërsa Peleshi përmend terrenin e vështirë për të justifikuar vazhdimin e zjarreve.
Prej 10 ditësh në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin janë aktive vatra shumë zjarri, të cilat kanë djegur qindra hektarë kullotë, shkurre dhe pemë.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. propagande
    propagande
    dhe vetem propagande
    O Shqiptar , luga bosh dhe barku plot
    keshtu do ta kaloni jet e mot?

  2. Ju mavite i fikni zjarret me fjale , provoni here pas here ti beni edhe shurren per te perforcuar fjalet.
    Enderra jane bo vaki dhe nuk dalin . Po pse me shkurre dhe lopata do fikini zjarret masive ju idioter te lindur ?
    Boll me me propagande o kurva i bij kurvash . Boll me me fjale , beni ndonje pune te pakten o kerma te njerezimit.

  3. Perse kur e ka fikur mak e propagandes gomari plak i Surrelit ai matuf plak vetem propagand di tjeter gje s di ai pall gomari, plus vjedhjet dhe zhgarravinat me lot populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *