• |
ide | kryesore

Arrestohet një 47-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit

Abdyl Çanga, 47-vjeç i dënuar për posedim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.


Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.


Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu