• |
ide | kryesore

Atletja transgjinore bëhet pjesë e lojërave olimpike

-Instant, Paparazzi, Slider

Laurel Hubbard ka hyrë në histori si gruaja e parë transgjinore që garon në lojërat olimpike. Kjo është hera e parë që një atlete transgjinore merr pjesë në 125 vite histori të lojërave olimpike. Megjithatë peshëngritësja nga Zelanda e Re nuk arriti të ngjitej në podium, sepse nuk e preku dot raundin final.


Duke garuar në klasën e 87+ kilogramëve, Hubbard nuk mundi të ngrinte 125 kilogramë duke e lënë atë jashtë finales. Pavarësisht se nuk arriti suksesin e dëshiruar, Hubbard u shfaq në fund të garës shumë e lumtur dhe përshëndeti me dorë publikun.


“Performanca ime nuk ishte ashtu siç shpresoja, por ndihem e nderuar nga gjithë mbështetja që kam marrë nga shumë njerëz rreth Zelandës së Re. Jam e vetëdijshme që pjesëmarrja ime ka qenë e diskutueshme. Faleminderit Komiteti Ndërkombëar i Lojërave Olimpike për vlerat dhe që kanë treguar se sporti është për të gjithë dhe se peshëngritja mund të bëhet nga të gjithë llojet e njerëzve”, u shpreh ajo pas përfundimit të garës.

Hubbard i bashkohet mesfushores së Kanadasë, Quinn, që është transgjinore dhe jobinare, duke arritur nivele të reja për sportistët transgjinorë në lojërat olimpike të këtij viti. Hubbard ishte në qendër të vëmendjes mediatike kur Komiteti Olimpik e lejoi që të konkurronte, një vendim që u mbështet, por mori edhe shumë kritika.

1 Comment

  1. U shkerdhye bota! Futi edhe nje sars per garniture, dhe te semes shkofte. Nuk mban me planeti! Ose duhet nje lufte, ose vecse per jete bythe do shkoi Terra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu