• |
ide | kryesore

Gjirokastra në emergjencë nga zjarri, Peleshi jep urdhër për avakuimin e banorëve në disa fshatra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjirokastra është dhe qarku më problematik persa i përket vatrave të zjarrit që janë aktivizuar ditët e fundit si pasojë e temperaturave të larta. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ndodhet në terren duke ndjekur nga afër situatën e krijuar nga flakët ka bërë me dije se vatra e zjarrit e cila është aktivizuar në njësinë administrative Lunxhëri – Antigone është e rrezikshme.

Peleshi ndër të tjera në fjalën e tij ka bërë me dije se zjarri është shumë pranë banesave dhe ka bërë apel qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë urdhrit për evakuim.

“Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bejme thirrje banoreve te jeme bashkepunues me strukturat shteterore per te zbatuar urdherin e evakuimit”, shkruan Peleshi në Facebook.



1 Comment

  1. Vajti Peleshi me taboret e ushtrise shqiptare qe shuan zjarrin me dege te njoma do shuaje zjarrin ne moment. Ky eshte shteti yne ku emergjencat civile s’kane kazma e lopata sic u pa ne kohen e termetit dhe tani s’kane as veshke zjarrduruese as mjete efikase per fikjen e zjarreve.Keta kujtojne se zjarret fiken me faceboock dhe twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *