• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg shqiptarin që vrau gruan për xhelozi, situatë e tensionuar në Athinë. Familjarët e vajzës sulmojnë ish dhëndrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Florand Shehu, shqiptari që vrau gruan në banesën e tyre në Greqi, është lënë në burg nga gjykata. Mediat bëjnë me dije se ai ka ndryshuar dëshminë para trupit gjykues duke deklaruar se ajo nuk ishte në gjumë në momentin që ai i mori jetën.

Në mëngjes vrasësi shqiptar u dërgua në gjykatë nga forcat e policisë. Pranë godinës ai u sulmua nga familjarët e viktimës Anisa Shehu. Më shumë se 10 familjarë të saj hodhën shishe dhe gota uji në drejtim të tij ndërsa dy prej tyre u afruan për ta qëlluar me grusht në fytyrë por u penguan nga policia.

“Ne të kishim në shtëpi dhe po të ushqenim ndërsa ti na vrave vajzën”, u dëgjua të thoshte njëri prej tyre. Të afërmit e Anisës tentuan të futen në gjykatë me forcë për të qëlluar autorin por u ndaluan nga policia. Në mesditë ai u nxor nga ana e tjetër e godinës për të shmangur incidente.

Autori ndryshoi dëshminë në gjykatë pasi fillimisht tha se e vrau atë në gjumë dhe më pas e hodhi poshtë deklaratën e bërë pak orë më parë. Megjithatë ai pranoi se ishte xheloz për partneren e tij. Ai tha se kishte prova që viktima kishte lidhje jashtë martesore.

Çfarë dëshmoi një ditë më parë

“Kur mora thikën me dorën e djathtë hyra në dhomën e saj, ajo flinte në shpinë dhe unë vrapova drejt saj, u shtriva mbi të dhe e qëllova me majën e thikës një herë në qafë .

Ajo pastaj u zgjua dhe filloi të bërtiste “Po vdes” dhe me dorën e majtë i mbylla gojën. Më pas me të dyja duart e mia i mbylla gojën sepse ajo po bërtiste. Pas rreth një minutë ajo ndaloi së rezistuari dhe së bërtituri”.

“U ngrita dhe shkova në banjë sepse isha plot gjak. Unë kisha veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me vija, e hoqa dhe e hodha në koshin e rrobave. I lava duart dhe fytyrën në lavaman, vesha rrobat që kam veshur tani dhe mbylla derën e dhomës.

Mora regjistruesin dhe shkova në shtëpinë e motrës sime. Unë nuk i thashë se çfarë kisha bërë, por i kërkova të dëgjonte bisedat. “Për shkak se laptopi kishte një problem, e lashë makinën atje, i thashë të dëgjonte bisedat dhe e gënjeva se do të punoja, ndërsa unë u largova në këmbë dhe shkova në Komisariatin e Daphne, ku u thashë se çfarë kisha bërë “.

https://www.youtube.com/watch?v=e_yvvkTIxzY&feature=emb_title



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *