• |
ide | kryesore

Pagesat e deputetëve për qershorin, kryeson ish-zv. ministrja e PS-së!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zëvendësministrja e Jashtme, e cila dy vitet e fundit mori mandatin e deputetes në Gjirokastër, rezulton të jetë deputetja më e paguar për muajin qershor. Sipas tabelës së publikuar nga kryesia e Kuvendit, deputetja e PS-së në Gjirokastër ka përfituar 212 mije lekë të rinj ose 2 milionë e 120 mijë lekë të vjetër, veç rrogës bazë të deputetit, shkruan Panorama.

Pagesën e mësipërme Malo e ka përfituar si pagesë për karburant për makinën, faturë telefoni, për pjesëmarrjen në komisione, si dhe për dieta. Ligjvënësi i dytë që ka përfituar shumën më të madhe për muajin qershor është Ediola Braha, e cila ndiqet nga pas po nga deputetet e maxhorancës, Adelina Rista e Antoneta Dhimo.

Ndërsa deputeti që ka përfituar më pak pagesë për muajin qershor është Fidel Ylli. Ai ka marrë vetëm 48 mijë lekë të rinj ose 480 mijë lekë të vjetër. Në tabelë ka gjithashtu edhe deputetët, të cilët kanë marrë më shumë para nga pjesëmarrja e tyre në komisionet parlamentare. Kështu, deputeti që ka marrë më shumë para nga pjesëmarrja në komisione është deputeti i opozitës së re që në shtator nuk do të jetë më në parlament, Alban Zeneli.

Sipas përllogaritjes së bërë nga financa e Kuvendit Zeneli ka përfituar pagesë 28 mijë lekë të rinj. Në dokumentin e publikuar në faqen e Kuvendit ka edhe një zë të veçantë për pagesat që përfitojnë deputetët çdo muaj për dietat. Në tabelën e qershorit në fakt, pagesa për dietat është edhe zëri që ka shpenzimet më të mëdha. Kështu vetëm në muajin qershor shqiptarët kanë paguar rreth 5.5 milionë lekë të rinj për udhëtimet e deputetëve. Deputetja që zëvendësoi Tom Doshin në muajin e fundit Jetmira Rrobasha është deputetja që përfitoi më shumë para nga dietat gati 1 milion lekë të vjetër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *