• |
ide | kryesore

PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj. Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Sipas kallëzimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin se Ismailaj kishte qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin fqinj, por pak kohë më parë KQZ vendosi që kryebashkiaku i Mallakastrës të vazhdojë mandatin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *