• |
ide | kryesore

Përvëlohet Greqia/ I nxehti më i madh në dekada, temperatura mbi 45 gradë

-Instant, Lajme, Planet



Greqia goditet nga vala më e madhe e të nxehtit në 30 vjet, ndërsa temperaturat në disa rajone i tejkaluan 45 gradët. Autoritetet parlajmërojnë se kërkesa për energji do të prekë majat, duke sprovuar kapacitetin e sistemit elektrik, i ngarkuar edhe nga më shumë se 3 milionë pushuesit që kanë mbërritur në vend. I nxehti i vitit 1987, të cilit i referohet kryeministri, vrau më shumë se 1000 vetë. Meteorologët parashikojnë se situtata do të mbetet e njejtë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me termometrin që do të prekë vlerat deri në 44 dhe 45 gradë, përfshirë kryeqytetin Athinë.

Grekë e turistë ju drejtuan plazheve e shatërvanëve, ndërsa zona turistike të tilla si Akropoli mbyllen në orët e pikut. I nxehti ekstrem ka favorizuar zjarret, duke djegur mijëra hektarë pyje, përfshirë pranë qytetit të Patras. Situata pritet të jetë e vështirë edhe në vazhdim, ndarsa paralajmërohen shpërthime të vatrave të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *