• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i shqiptarit që vrau gruan në Greqi: Ajo ishte duke fjetur kur e qëllova me thikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku shqiptari Florand Shehu vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Florand Shehu në dëshminë e tij ka thënë se bashkëshortja Anisa ishte në gjumë kur ai e qëlloi në qafë me thikë. Bashkëshorti vrasës është sulmuar prej të afërmve të  viktimës. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Autori i vrasjes makabre të disa ditëve më parë, u godit dhe sulmua prej të afërmve, të cilët përdorën ndaj tij grushte, gurë dhe disa shishe uji. Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës. Ndërkohë autori  ka pranuar përpara hetuesve se e vrau viktimën në kohën që ajo flinte.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *