• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një i moshuar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Balkanweb. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *