• |
ide | kryesore

Zjarr edhe në kodrën mbi Livadhin e Himarës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një vatër zjarri është shfaqur edhe në kodrën sipër Livadhit në Himarë. Flakët kanë nisur paraditen e sotme teksa vijojnë ende në orët e darkës.


Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes njofton se me këtë zjarr po merren 15 efektivë të Bashkisë së Himarës që po e mbajnë nën kontroll.


“Një vatër zjarri është zhvilluar në Himarë, Livadhë rreth orës 11:00. 15 efektivë të Bashkisë Himarë po e mbajnë nën kontroll situatën.’’- thotë Ministria e Mbrojtjes.

Jugu i Shqipërisë këto ditë të nxehta gushti është përfshirë nga flakët, por situata është më serioze në Gjirokastër ku ka pasur një humbje jete dhe në Karaburun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu