• |
ide | kryesore

​Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.


“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.


Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu