• |
ide | kryesore

Aksidentoi 60-vjeçarin, shoqërohet në polici shoferja në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.

Sipas policisë drejtuesja e automjetit tip “Benz” G.C., ka aksidentuar 60-vjeçarin R.M., i cili po lëvizte me biçikletë.

60-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 04.08.2021, në orën  10:10, në rrugën “Martin Camaj”  shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *