• |
ide | kryesore

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

-Instant, Blog



Nga ambasadorja e SHBA, YURI KIM

Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të merituar dhe, ashtu si shumë prej jush, edhe unë do të shkëputem për një pushim nga puna.

Në të njëjtën kohë, gushti i këtij viti nuk është ai i zakonshmi i viteve të tjera. Ai vjen pas një sfide të pashoqe, teksa Shqipëria ka punuar për të ndjekur një shteg të qëndrueshëm nëpër pandeminë COVID dhe ka vazhduar rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.

Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në Parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në Parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort reformat që do ta sjellin Shqipërinë plotësisht në familjen europiane. Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Roli i Shqipërisë në rajon dhe marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara janë më të forta se kurrë. Shqipëria lundroi me sukses gjatë mandatit të saj si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020, pavarësisht pandemisë COVID-19. Marsin e kaluar, BE e ftoi Shqipërinë t’i bashkohej rrugës së bisedimeve për t’u bërë anëtare e BE-së. Më herët këtë vit, Shqipëria ishte mikpritësja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake drejtuar nga SHBA në Ballkan që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Nga koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan Memorandumin historik për Bashkëpunimin Ekonomik në tetor 2020, planet për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës dhe për të sjellë gaz natyror të lëngshëm nëpërmjet Vlorës po ecin përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë më shumë energji për të furnizuar një ekonomi në rritje, më shumë vende pune për shqiptarë si dhe amerikanë, dhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të kënaqen duke kthyer kokën pas. Duhet të shohim përpara me shpresë dhe vendosmëri për të bërë edhe më shumë përparim në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Tridhjetë vjet pasi populli shqiptar – me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara – hodhi tej vargonjtë e diktaturës komuniste, Shqipëria ka arritur në një çast të ri mundësie historike. Në këtë kuptim, gushti i këtij viti është jo vetëm kohë për pushim dhe relaksim, por edhe një kohë për reflektim dhe planifikim, për të mësuar nga e kaluara dhe për të rrokur mundësitë përpara.

Më 1 janar 2022, Shqipëria do të marrë rolin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë në skenën botërore, duke u ulur përkrah Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Rusisë dhe Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërsa vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme, Shqipëria i afrohet më shumë, ditë pas dite, Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim në BE – një proces dhe synim që Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht. Duke ndërtuar mbi punën me stërvitjen “Defender Europe 21”, presim me kënaqësi të përforcojmë në mënyrë domethënëse bashkëpunimin tonë për mbrojtjen. Presim po ashtu të vijnë edhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Shumë do të varet nga kërkesat e popullit shqiptar dhe zgjedhjeve që do të bëjnë udhëheqësit shqiptarë.

Presim me kënaqësi ta shohim Parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë, në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion, si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem.

Gjatë një viti e gjysmë të shkuar kam pasur mundësinë të udhëtoj gjithandej në këtë vend të bukur dhe të takoj sa më shumë njerëz që mundem. Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Kruja, Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Pogradeci, Berati, Gjirokastra, Himara, Saranda, Vlora – çdo qytet, qytezë e fshat – ka të veçantat e veta, por bashkohen në një pikë: iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa.

Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr.

Teksa bëjmë një pushim këtë verë, kolegët e mi dhe unë në Ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë.



14 Comments

  1. Deri tani po i bene petullat me uje o e nderyara Kim .
    Po do ti besh nder Shqiptareve dhe vetes kape demin per briresh dhe jo nga bishti.
    Nuk ka ça korrupsioni te beje me berisha se ka tete vjet i larguar por shiko mavite se e kane qelbur aq shyme sa nuk i behet me derman po nuk u vu dore shpejt .

  2. Pershendetje, zgjedhjet ishin skandal jo te mira dhe kjo do ndikoje negativisht ne jeten e shqiptareve me vazhdimin e qeverisjes nga klase e korruptuar qe syte tuaj te “miope” nuk i shohin! Çfare rezultatesh reale po jep reforma ne drejtesi?! Nese vetëm 10 % e fjalëve kthehen në vepra shumë drejtorë, kryebashkiakë dhe të paktën pesë ministra tashmë do ishin nën shoqërinë e të burgosurve të regjur. Une mendoj qe ju i dini emrat e tyre, por keni zgjedhur te godisni nje gerrdalle plak pa pushtet! Shume mire beni se edhe shqiptaret po qeshin me ju. Nqse ju e keni seriozisht mund te kishit goditur se pari falsifikuesit e vules se shtetit Delaware ne pjesemarrje ne nje tender korruptiv, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, Bashkim Ulaj. Nejse thone qe Edi Rama u gjen ambasadoreve te dashur pervec parave qe u jep sa shkelin, ju takon juve te godisni eksponente te partise ne pushtet se ata te lodhurit qe kane 8 vjet opozite aty i keni pa ndikim per zullume!

  3. Perse nuk i mori Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Irani, kina apo Rusian dhe Pakistani qe ndajne kufijte me Afganistanin? Perse asnje vend tjeter qe ndoshta mund te jete dhe me i humbur se Shqiperia? Kaq te humbur jemi ne? Amerika solli 5000 Terroriste Iranian ne Shqiperi duke na thene se jane perkohesisht dhe do na ndihmojne me ndihma por jo vetem qe na i ngjeshen por po i mbajme ne me buke me leket e taksapaguesve tane dhe nderkohe qe familjet tona skane buke te hane dhe flene neper bunkere. Amerika premtoi cekun e bardhe qe ne 1991 por asgje nuk na dha. Pushtetaret qe kemi ne krye jane veglat e amerikes dhe ne duhet te shkeputemi nga perendimi me ne krye Amerikan dhe te zhdukim te gjitha veglat e tyre ne pushtet dhe ne shoqeri. Ne jemi komb i vogel dhe vetem nacionalizmi na Shpeton po te ishte liberalizmi dhe pranimi i te huajve i mire ATEHERE PSE IZRAELI NUK MERR ASNJE REFUGJAT? Ky eshte shkaterrim dhe zhdukje Sorrosiane e kombit tone. Ngrihuni o Shqiptare se po na sjellin plehrat e BOTES.

  4. Lapsi, po si ka mundësi që jepni këtë shkrim propagandistik pa një koment dhe analizë kritike. A jeni pajtuar me Kimeten? Mos ju ka dhënë ndonjë dollar Delina Fico? Çfarë ka ndodhur? Jeni konvertuar në TakNgjelistë? I hope not…for many people you are their only hope.

  5. Perparimi i Shqiperise nuk matet se a ka bere stervitje Nato, apo a ka nje vend 1 vjecar ne keshillin e Sigurimit. Perparimi matet nese njerzit e thjeshte te ketij vendi qe nuk jane pjese e garniture e pushtetit politik, apo e krimit e trafiqeve, a jetojne me mire, a kane me shume te ardhura, a konsumiojne me shume, a jane me te liumtur apo a kane me shume shprese . Te gjithe keta treguese qe jane themeli i nje jete
    jan perkeqesuar ndjeshem gjate kesaj qeverisje dhe ne menyre te padiskutueshme do te vije duke u perkeqesuar deri ne zhberjen e kombit shqiptar brenda kufijeve shteteror. Asnje luster a propogande
    edhe kur ajo vjen nga ambasadorja nuk e eklipson faktin se njerzit e thjeshte e te zakonshem jetojne

    me keq, vishen e ushqehen me keq, jane me te palumtur se me pare

  6. BENI NON GRATA ATA QE NUK DUHEN BERE DHE LENI JASHT CA QE JO NON GRATA POR EDHE VDEKJEN E KANE PAK . PORDH ME RIGON PUNA JUAJ.TI BENE CA THOTE MERO E MUT NANO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *