• |
ide | kryesore

Ava Max rrëfen historinë e saj në revistën amerikane

-Instant, Paparazzi, Slider



Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Uproxx” ku ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj, Shqipërinë, që nuk ka pasur fatin ta vizitojë ende.
“Amanda Ava Koçi ka lindur në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994, në të njëjtën javë që ‘The Power Of Love’ e Celine Dion më në fund arriti në numrin 1 në listat e Billboard, një mirëseardhje e përshtatshme për një artiste e cila së shpejti do të fitonte njohjen si vokaliste e fuqisë në të drejtën e saj. Dhe ndërsa mbështetja e familjes është diçka që shumë artistë të suksesshëm e vënë në dukje gjatë ngritjes së tyre, për Ava Max, mënyra se si prindërit dhe vëllai i saj mbrojtën ëndrrën e saj që në moshë të re ishte e rëndësishme në ngritjen e saj. Si vajzë e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria gjatë rënies së komunizmit, që në vogëli Ava e kuptoi që nëna e saj i kishte vënë në pritje ëndrrat për të qenë një këngëtare operistike për t’i ofruar një jetë më të mirë vajzës së saj”, shkruan revista amerikane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *