• |
ide | kryesore

Ballkani në flakë, të gjithë kërkojnë ndihmë nga Europa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rajoni i Ballkanit vijon të rrezikohet nga vatrat e pakontrolluara të zjarrit që po përhapen kudo. Ndërsa Shqipëria regjistroi të martën viktimën e parë, beteja me flakët u intensifikua në vendet fqinje, si Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në zonat veriore të Athinës, forcat zjarrfikëse dhe të shpëtimit evakuuan banorët e Varibobit dhe ndalën qarkullimin me tren për në kryeqytet teksa zjarret shkrumbuan hektarë me pyje.

Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut, edhe pranë kufirit me Greqinë, u vunë nën kontroll gjatë natës por ka ende vatra aktive për të cilat kryeministri Zoran Zaev tha se pret ndihmë nga vendet e NATO-s.

Në Kosovë, Komuna e Suharekës ballafaqohet prej tri ditësh me zjarret në disa fshatra, por edhe qeveria e pranon se i mungojnë zjarrfikësit.

“Ne nuk i përmbushim as 30% plotësimin e personelit. Njësia jonë duhet t’i ketë të paktën 40 zjarrfikës ndërsa ne jemi gjithsej 13 zjarrfikës.”

Pas fikjes së zjarrit në zonën malazeze të Goricës, flakët shpërthyen të martën sërish më në veri, në shtetin e Kroacisë, duke djegur mbi 850 hektarë me bimësi, pisha dhe ullishta në qytetin adriatik të Trogirit.

Autoritetet në rajon kanë fajësuar në shumë raste zjarrvënien e qëllimshme si shkak për situatën, ndërsa ekspertët mendojnë se rol luajnë edhe temperaturat prej ngrohjes globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *