• |
ide | kryesore

Digjet një shtëpi në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike. Halim Koshena 70 vjeç jetonte së bashku me bashkëshorten në këtë banesë. Sipas tyre, shkak i rënies së zjarrit ka qenë në shkëndije elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar, ku nga flakët është djegur pjesërisht çatia e banesës, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Ndërkohë kanë qenë vetë familjarët, të ndihmuar dhe nga banorët, të cilët kanë fikur zjarrin. Rastet kur banesat janë përfshirë nga flakët, pikërisht si pasojë e shkëndijave elektrike janë të vazhdueshme. Amortizimi i rrjetit elektrik, mungesave e kontrolleve apo ndërhyrja pa ndihmën e profesionistëve, rrit rrezikun e incidenteve të tilla, që shkaktojnë dëme të shumta materiale, por dhe rrezikojnë jetë njerëzish.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *