• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia 50-vjeçari ish-anëtari i bandës së Cerrikut, ishte dënuar me 20 vite burg

-Instant, Lajme, Të fundit

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shqiptarit, Bashkim Buzani, 50-vjeç, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.


Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg. Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.


 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu