• |
ide | kryesore

I dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Lezhës bën me dije se është arrestuar 35-vjeçari Rolins Zeqja, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 43-vjeçarja K.T., pasi ka aksidentuar 30-vjeçaren e cila ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë materialet i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

“Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *