• |
ide | kryesore

Kapet me kokainë dhe thikë me vete, arrestohet i riu në Dhërmi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nga policia e Himarës.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari R.Sh., pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një thikë.

Ndërsa u procedua penalisht 23-vjeçari E.L banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë.

Sakaq materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-R.Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të  dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *