• |
ide | kryesore

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkarkohet nga detyra prokurori Besim Hajdarmataj, duke mos kaluar kështu vettingun. Në vendimin e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Hajdarmataj nuk justifikon pasurinë cash.

Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.

Nga ana e tij, Hajdarmataj, i konsideroi subjektive, të pavend dhe pa bazë ligjore opinionet për pasurinë dhe profesionalizmin e tij, të paraqitura nga vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, në Kolegji e Posaçëm të Apelimit. Kujtojmë se disa seanca më herët, zoti Jacobs pyeti ish-shefin e Krimeve të Rënda se, si ka mundësi që ai nuk kishte krijuar kursime, megjithëse pagën e kishte të lartë, duke aluduar se Hajdarmataj mund të ketë fshehur pasuri.

 



8 Comments

  1. Ky do hiqej sepse është potencial për të ardhmen
    Pra kishte nivelin e duhur motivimin e duhur përvojën e duhur që të punonte seriozisht dhe ishte potencial për karrierë

    Me largimin e tij hiqet një pengesë për të përzgjedhurit e ramës. Pra hiqet një i saktë dhe deri diku i pa kontrolluar nga Rama

    Rregulli është të kalojnë vetëm të tyret

  2. Ky e meritonte te hiqej i pari. Bile e meritnte te futej edhe ne burg. Sepse ky ka bere nje “mekat”

    qe nuk do ti falet ne kete jete dhe as na ate jete. Ky ka bere ndjekje penale dhe ka kerkuar te

    arrestohej ish-ministri me i sukseshem i PS-se sepse kishte favorizuar bandat kriminale te trafikut te

    lendeve narkotike, kishte lejuat qe shefat e policise jo vetem te toleronin kanabizimin e vendit por edhe

    te benin hamallin duke ngarkuar personalisht thaset me hashash, kishte shkuar deri atje sa tu jepte edhe

    makinen personale me targa shteterore per te mos u kapur nga policia. Po ku ka krim me te madh

    se te kerkosh te arrestosh nje pjestar te kupoles se rilindjes. Drejtesia e re qe ka si qellim paresor

    mbrojtjen e korrupsionit te nuveleve te larta nuk kishte kurresesi si te pranonte ne gjirin e saj

    nje mrojtes te ligjit, nje gjykates te pakorruptuar , te pakompromentuar e te pregatitur nga ana

    profesionale. A mund ti liheshin ne dore z. Hajdarmataj gjykimi i ceshtjeve te tilla te “nxehta” si

    ajo e fallsifikimit te tenderit 40 milion euro te Unazes se Re ku ishte i perfshire benjamioni i KM-se

    z. Gjinkuri, apo 110 milion euro te Becchettit ? Per ndjekjen e ketyre ceshtjeve nuk eshte i “denje”

    Hajdarmataj, duhen patjetes ish-hetues te komunizmit apo ishsigurimsa qe te kene dale nga gjiri

    i partise. Hajdarmataj ben mire te shkoje ne azil tek Zagani sepse nuk im dihet, ka edhe me keq.

  3. Ska faj Teo se eshte mesuar me ushtaret e Rames qe pagat e shtetit i ruajne te paprekura ne Banke dhe jetojne me cash-in e Rilindjes

  4. Faji i vetëm sepse hetoi vjedhjen e Dibrës.Pra dhe një figurë e drejtë në drejtësi u hoq.Tani zbulojnë militantët e Ps .Kanë dorë të lirë tani. Ska justikuar pasurinë!!!!Kush e justifikon pasurinë ?Asnjë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *