• |
ide | kryesore

Mediat greke: Zjarret në Shqipëri po kalojnë në territorin tonë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë janë përhapur edhe në territorin grek. Të paktën kështu raportojnë mediat greke. Sipas Protothema, një vatër zjarri në Shqipëri arriti në territorin grek në zonën e Limeri Filiates më herët gjatë pasdites së sotme.

Raportohet se flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin. Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore si masë parandaluese.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Mbrojtja Civile në vend ka kërkuar ndihmë për mjete ajrore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *