• |
ide | kryesore

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e Buxhetit”: Shkel Kushtetutën

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer ditën e sotme në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”, teksa arsyeton se ky akt normativ shkel Kushtetutën dhe heq çdo pengesë ligjore për t’i hapur rrugë rritjes pa kufi të borxhit publik. Sipas Presidentit Meta akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ndër të tjera Kreut të Shtetit, shprehet se cilado vendimmarrje me justifikimin se merret në kushtet e nevojës dhe urgjencës, tashmë, është thjesht praktikë e nxjerrjes dhe miratimit pa ndonjë kontroll objektiv dhe efektiv të akteve normative me fuqinë e ligjit. Sipas Metës, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në jurisprudencën e saj se Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

“Ndërkohë që në rastin konkret, ndryshimet e propozuara dhe të miratuara përmes Aktit Normativ nr. 25, datë 22.6.2021, të Këshillit të Ministrave, nuk përligjen me ndonjë nevojë, e aq më pak urgjencë”, thekson Presidenti Meta.



1 Comment

  1. Po shume mire e ka bere, jo se ky (Meta) eshte i mire, por ky kari i gjate e ktheu ne mode miratimin e buxhetit dhe me pas ne muajt korrik – gusht i fuste nje leter bythe (akt normativ) per rishikim buxheti. Kjo do te thote qe ky mut i gjate e ben gjithshka per vjedhje e ne funksion te vjedhjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *