• |
ide | kryesore

Pogradec/ Arrestohet një person, u kap me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje në shtëpi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak pa leje. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *