• |
ide | kryesore

Policia e Vlorës arreston 3 persona për zjarrvënie

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona të dyshuar për zjarrvënie në territorin e qarkut Vlorë kanë rënë në prangat e Policisë.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet.

Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se mesditën e djeshme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *