• |
ide | kryesore

Proteston firma private për subvencionin e naftës, Shkodra pa transport urban për 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Qyteti i Shkodrës është zgjuar ditën e sotme pa transport urban e ndërsa qytetarët shkodranë këto 24 orë nuk do të kenë mundësi të përdorin autobusët. Transporti Urban Shkodër ka zhvilluar këtë të mërkurë një grevë të shërbimit urban me pretendimin se firma gjendet përballë vështirësive financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike. Sipas tyre, çmimi i naftës është rritur, por ndërkohë numri i udhëtarëve që frekuentojnë transportin urban është ulur dhe kjo i ka vënë ata përballë vështirësive financiare.

Në një reagim lidhur me protestën për transportin publik, Bashkia Shkodër bën të ditur se i është përmbajtur kontratës dy paleshe lidhur me pretendimet e punonjësve, ndërsa për subvencionimin e naftës do te rishikohen dhe vlerësohen kriteret që i përmbahen aktit normativ për licencën. Drejtuesit e Shoqatës së autobusëve shprehen se nëse kërkesat nuk merren parasysh atëherë protesta mund të përshkallëzohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *