• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë ndaj një personi në Lezhë, shpallet në kërkim autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar banues në Kurbin, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, 33-vjeçari F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se me të qëlluar me armë zjarri, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *