• |
ide | kryesore

Shtatë emigrantë të fshehur në një kamion zbulohen nga policia serbe

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia serbe zbulon shtatë migrantë të fshehur në një kamion. Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura. Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.

Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.

Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci. Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.



2 Comments

  1. Me vone, emigrante te tille ilegale,serbet do i kthejne ne Shqiperi,se natyrisht qe nuk do munden te nderrojne raportin etnik te popullsise ne Shqiperi me vetem kolone serbe, por do vershojne ruset, aziatiket, afrikanet deri sa shqiptaret te mbesin maksimumi 20%. Prandaj JO MINISHEGNEN

  2. Gjynah
    E bene Lindjen e Mesme shkrumb e hi gjate nje dekade, tani i perndjekin emigrantet e shkrete.
    Para pranveres arabe nuk kishte migracion ne mase te tille nga andej.

    Keta iki nga andej te shpetojne kokat .
    Shiptaret e zogollit rama i quajne kriminele.
    Sic quajti turkun Celik qe e futi nburg pastaj ja dha Erdoganit ta hante per drek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *