• |
ide | kryesore

U kthyen prej kampit famëkeq të ‘Al Holit’, 19 qytetarët pritet të merren në pyetje nga Antiterrori

-Instant, Lajme, Të fundit



Anti-terrori në Policinë e Shtetit, pritet që të marrë në pyetje 19 qytetarët shqiptarë që u kthyen nga kampi famëkeq i ‘Al Holit’ në Siri me datë 1 gusht. Tre ditë më parë në atdhe kanë mbërritur 5 gra dhe 14 fëmijë të mitur, të cilët u sollën me një charter të vënë në dispozicion nga qeverisa shqiptare.

Sapo kanë mbërritur në vend ato janë dërguar në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet  mjekësore dhe psikologjike. Ndërkohë në Al Hol dhe Roj kanë mbetur edhe rreth 30 gra dhe fëmijë, të cilët përmes mesazheve zanore dërguar familjeve, shprehen se duan t’i japin fundit jetesës problematike e të pasigurtë në këto kampe dhe mezi presin kthimin në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *