• |
ide | kryesore

Vlorë/ Vijojnë zjarret në malin mbi fshatin Dukat dhe mbi bazën e Pashalimanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë: si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman. Aktualisht vatra zjarri janë sërisht mbi bazën e Pashalimanit si dhe në malin e Dukatit. Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pas një situatë të vështirë pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 m afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.

Shqetësim mbeten zjarret që janë shfaqur mbas malit të Karaburunit mbi Gjirin e Gramës ku janë shfaqur vatra zjarri, të cilat mund të shkojnë në Llogora.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *