• |
ide | kryesore

Arrestohet ‘shefi i shefave’ të Ndraghetës, në Spanjë

-Instant, Lajme, Planet



Policia spanjolle tha të enjten se ka arrestuar një nga drejtuesit e organizatës më të fuqishme të krimit të organizuar në Itali “Ndrangheta”, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Europë. Policët arrestuan Domenico Paviglianitin, “një nga më të kërkuarit në Itali”, në rrugët e lagjes Cuatro Caminos të Madridit të hënën në një operacion të përbashkët të kryer me policinë italiane. Ai mbante dokumentacion të rremë portugez në kohën e arrestimit të tij, si dhe gati 6,000 dhe gjashtë telefona celularë.

I quajtur “shefi i shefave” nga mediat italiane për rolin e tij në krimet e kryera në vitet 1980 dhe 1990, përfshirë vrasjet dhe trafikun e drogës, Paviglianiti u arrestua në Spanjë në 1996. Ai u ekstradua tre vjet më vonë në Itali, ku filloi të vuante një dënim të përjetshëm.

Por avokatët e tij argumentuan se kushtet e ekstradimit të Spanjës nuk njihnin burgim të përjetshëm, një teknikë që lejoi lirimin e tij të parakohshëm pasi vuajti mbi 20 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *