• |
ide | kryesore

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Nuk ka prova korrupsioni për mua

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha këtë të enjte në një deklaratë për mediat është shprehur se kërkesa e ambasadores amerikane Yuri Kim për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është i pabazë.

Berisha në fjalën e tij ka bërë me dije se nuk ka asnjë institucion në botë që të provojë korrupsionin e bërë nga ish kryeministri.

Në veçanti ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritur padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm. Shpreh besimin tim të plotë te paanësia e gjykatës, dhe garantoj shqiptarët se nuk ka asnjë institucion që të vërtetojë ndonjë fakt korrupsioni për Sali Berishën”, ka thënë ai.



4 Comments

  1. Kush ka lexuar e degjuar se Berisha eshte shpalluar nongrata ne SHBA sepse ka kundershtuar ndryshimin e kufirit ne Kosove? Kush ka ndonje informacion te shkruar per kete teme te na e tregojne.

  2. Nuk je aq i paster sa thua z.Berisha por nuk je as edhe i pari ne listen e korrupsionit . Nuk je as ne zone medalje sepse ato jane zene komplet nga sekti mavi . Mavite me propaganden e tyre ja kane shplare trurin edhe Jurit , duke futur edhe mikun e perbashket te te dy paleve , sorosin , e bejne te besueshme barsaleten ujku ujku . Por ne realitet çakalli mavi po bene kerdine , ndersa kesulkuqja Juri eshte (apo hiqet) shume naive.

  3. Kam pershtypjen se te dashurit/at e PS po krijojne me sukses nje mjegullnaje rreth e rrotull PD me qellimin e vetem per te ndertuar nje ure mbuluese kohore deri sa te filloje punen parlamenti i ri i bazuar ne resultatet e manipuluara te zgjedhjeve te marsit 2021.

    PD dhe Profesor Doktor Sali Berisha nuk duhet te bien ne kurthet e zullapit Veshgjate.
    Mendoj se vemendja kryesore nuk duhet drejtuar nga Baca Sali por tek mashtrimet e mashtruesit e zgjedhjeve te Marsit qe nuk po thirren ende nga asnje gjykate per te marre ate qe e kane merrituar me kohe.

    Denimi i tyre penalisht per krimet Zgjedhore te vertetuara tashme eshte zgjidhja per keto gazra te vaketa te paudha qe po dalin nga dalja e gabuar. Por kjo me sa duket nuk i intereson shume njerezve ne shqiperi…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *