• |
ide | kryesore

Berisha në konferencë për shtyp: Avokati im francez ka dorëzuar padinë për shpifje kundër Blinken

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konfelrencë për shtyp. Në fjalën e tij Berisha është shprehur se avokati i tij francez ka dorëzuar panin për shpifje kundër Sekretarit Amerikan të shtetit Antony Blinken.

“Avokati im ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj zotit Blinken në Gjykatën e Parisit. Siç iu kam njoftuar dhe më herët që pas vendimit të Blinken për të më shpallur mua non grata së bashku me familjarët e mi, udhëzova avokatin tim për të ngritur padi, javën që kaloi kjo padi u dorëzua, dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimit të saj. Sipas avokatit tim, kjo padi për shpifje bazohet në precedentë të mëparshëm, dhe se për shpifjen nuk ka imunitet”, tha Berisha.

Berisha tha se në komunikimin që ka pasur dhe me avokatin francez, ky i fundit ka thënë se padia mund të ngrihet ndaj çdo zyrtari, sa kohë që shpifja përfshihet në veprat penale që nuk mbrohen nga imuniteti i zyrtarëve.



4 Comments

  1. Dorezimi i nje padie nuk do te thote se ajo do te parnohet automatikisht nga gjykata .
    Cdo njeri ka te drejte te dorzoje cdo lloj padie , por marrja e saj si ceshtje gjykimi eshte nje proces me i kushtezuar juridikisht.
    Dhe une kam te drejte te dorezoj nje padi ne gjykaten e Kavajes , per tradheti bashkshortore kundra Lukacenkos se BjelloRusise. Por deri ku e ka tagrin gjykata e Kavajes ? Ketu eshte e gjithe ceshtja.

    1. Epo Parisi nuk eshte Kavaje, ky eshte ndryshimi……
      Behu gati ti e une bashke te paguajme 120 milion eurot e Bechetit megjithese Paulini dhe Tigri tha “sdo i japim kokerr leku Bechetit”. Mos valle kane pasur te drejte, sdo i japin leke por EURO:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *