• |
ide | kryesore

“Delta”, mutacioni i të rinjve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Spitalet amerikane janë në kaos, jo vetëm për shkak të personave të pavaksinuar, por edhe për shkak të pacientëve të rinj me simptoma të rënda. Ekspertët kanë theksuar se pacientët që janë shtruar në spital, janë kryesisht moshat e reja, midis 20 dhe 30 vjeç dhe të pavaksinuar.


Në fakt, ata kanë simptoma shumë më të rënda, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që u u infektuan vitin e kaluar. Shumë ekspertë besojnë se mutacioni “Delta” është përgjegjës.


Sipas studimeve në disa vende të tjera, varianti i ri shkakton simptoma më serioze dhe prek kryesisht të rinjtë. Disa besojnë se rritja e rasteve tek të rinjtë është për shkak të faktit se këto grupmosha nuk janë vaksinuar, si dhe për arsye se nuk respektojnë masat.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në fund të janarit, më shumë se 50% e pacientëve me COVID ishin mbi 65 vjeç, ndërsa personat nën 55 vjeç përbënin vetëm 22%.

Sot, pacientët e moshuar përbëjnë vetëm 25% të rasteve ndërsa grupmosha 18 deri në 49 vjeç përbën 41% të rasteve.

4 Comments

  1. ja dhe papagajt me google translate e botuan traktin e dites. i qajne hallin amerikes me fake news..beje vete haje vete…mezi presin ti mbyllin ne vjeshte.

  2. Po kur te thojne pas ca javesh qe ishin thjesht dyshime qe nuk u konfirmuan? Ashtu sic bene europianet per arsye gjeopolitike me astra-zeneken duke shtyre ne vdekje shume prej qytetare te tyre per hir te nje kunji qe kane me Angline e Brexit. Astra-Zeneka e lire, jo-fitimprurese dhe e destinuar per vendet e varfera shkakton po aq e ne mos me pak komplikacione se keto te tjerat qe kushtojne shume me teper. Te citoj Faucault eshte gjeja e fundit qe dua por me gjithe idiotesite e qellimshme qe jane thene nga autoritetet per kovidin nuk na lene rruge tjeter pervec se te themi qe te verteten, edhe ate shkencore, e cakton pusheti. Nderkohe Fauci i 1000 gabimeve apo mashtrimeve vazhdon ne detyre. Gjera qe na ishte mbushur mendja qe ndodhin vec ketej nga ne e ne Afrike.

  3. VDEKSHI TE GJITHE ISHALLA O COVIDJOTE DELET E KILLGATES CPOHUNI TE GJITHE E MBANI MASKA DERISA TE JEPNI FRYMEN E FUNDIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu