• |
ide | kryesore

Era e fortë rrezikon Parkun e Llogarasë, ndërpritet ndërhyrja nga ajri

-Instant, Lajme, Të fundit



Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM, era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave. Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.

Në mëngjes, forca të shumta u drejtuan drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë.  Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive 3 vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do të përhapen me shpejtësi, shprehen banorët e fshatit. Një vatër zjarri është në Karaburun dhe një në Nartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *