• |
ide | kryesore

Kosova regjistron 2 viktima dhe 195 raste të reja me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 3,370 teste prej të cilëve 195 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën.

Këtë të enjte janë raportuar 16 pacientë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105,704 të shëruar.

Ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 469, 857 doza të vaksinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *