• |
ide | kryesore

Lejuan prerjen e pyjeve në Dibër, nën hetim dy specialistë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, Në jetim janë vënë dy specialistë të shërbimit pyjor të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të  pyjeve.  Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’ U kap duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë  punonjësit e  policisë  për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar  shtetasn I. L.,  duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore  pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull,  shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :

M. B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar  që individë të kryejnë  dëmtime të pyjeve në këtë zonë. Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *