• |
ide | kryesore

Reese Witherspoon shet kompaninë e saj për 900 milionë dollarë

-Instant, Paparazzi



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja Reese Witherspoon ka shitur kompaninë e saj të prodhimit “Hello Sunshine”.

Sipas tyre, kompani është shitur për më shumë se 900 milionë dollarë në një kompani mediatike në pronësi të “Blackstone Group Inc.”. Reese  dhe shefja ekzekutive e “Hello Sunshine”, Sarah Harden, do të bashkohen me bordin e drejtuesve të kompanisë së re dhe do të vazhdojnë të mbikëqyrin veprimtaritë e përditshme.”Ky është një moment i madh për “Hello Sunshine”. E fillova këtë kompani për të ndryshuar mënyrën se si të gjitha femrat shihen në media. Në vitet e fundit, kemi parë përparimin e misionit tonë përmes librave, televizionit, filmit dhe platformave sociale. Sot jemi duke bërë një hap të madh përpara në partneritet me “Blackstone” që do të na lejojë të tregojmë histori edhe më argëtuese, me ndikim dhe iluminuese për jetën e femrave në nivel global” deklaroi aktorja,. Projektet e “Hello Sunshine” përfshijnë filmat si: “Gone Girl”, “The Morning Show”, Big Little Lies” si dhe “Wild”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *