Një 35-vjeçare ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Pallatit me Shigjeta. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
U prehte ne paqe.